“ 3.4 milionë eurot e Toyota Yaris”/ Iu bë publike shkresa për prokurorët, reagon menjëherë Donika Prela

0
285

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela ka reaguar pas publikimit të shkresës nga News24 që udhëzonte prokurorët e çështjes së “Toyota Yarits” të dërgonin dosjen për gjykim.Në reagimin e saj, Prela sqaron se shkresa udhëzuese për prokurorët Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuci, është vetëm për veprime hetimore. “Duke marrë shkas nga ky rast, gjej me vend të sqaroj opinionin publik se: Me ndryshimet e reja ligjore me Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Kodin e Procedurës Penale ndryshimet e bëra me ligjin nr. 35/2017, Drejtuesit e Prokurorisë nuk kanë kompetencë ligjore të ndërhyjnë në zgjidhjen ligjore të një procedimi penal që ka të bëjë më ngritjen ose jo të akuzave, pushimin e hetimeve, dërgimin e procedimeve penale për kompetencë, pezullimin apo mosfillimin e tyre. Zgjidhja ligjore është detyrim dhe përgjegjësi ligjore e çdo prokurori, të cilin duhet ta ushtrojnë në pavarësi të plotë, ashtu sikurse ka ndodhur. Drejtuesi i Prokurorisë, ashtu sikurse ka ndodhur në rastin konkret ka të drejtë, vetëm të udhëzojë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, me udhëzim jo të detyrueshëm për të kryer veprime hetimore, përfundimin e shpejtë dhe në afat të dosjes, duke mos cenuar në asnjë rast të drejtën e prokurorëve për zgjidhje. Nga ana tjetër, prokurorët sikurse e parashikon neni 48 i ligjit 97/2016, kanë të drejtë ligjore të zbatojnë udhëzimin e drejtuesit kur ai është i ligjshëm ose e refuzojnë me shkrim atë duke dhënë arsyet e mosmarrjes parasysh të tij kur vlerësojnë se ka shkaqe ligjore për moszbatim, referuar nenit 48 pika 5 dhe 6 të ligjit të sipërcituar. Në këtë rast udhëzimi i drejtuesit dhe mendimi i prokurorëve mbeten në dosje, ndërsa zgjidhja ligjore është përgjegjësi personale e prokurorit.” thuhet në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here