Një lëkundje e fortë tërmeti u regjistrua mbrëmë sërish në kryeqytet.
Ndërkohë, një gjë e tillë është ndjerë LIVE edhe në studion e “Ora Sport” në Ora News, me të ftuarit që për pak sekonda u shtangën.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë dhe epiqendër 9 km në veri të Durrësit, ndërsa thellësia 40 km.
Po ashtu kujtojmë se një ngjarje e pazakontë ndodhi mbërëmë në Tiranë, ku për shkak të një lajmi të rremë, ku shkruhej për një tërmet shkatërrues, qytetarët lanë shtëpisë dhe dolën në rrugë.