“Janë 50 më të kërkuarit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar”, zv.ministri i Brendshëm nxjerr detajet: Lista është gati, emrat janë shpërndarë

0
263

Struktura më e re e ngritur për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore “Fast” ka në dorë listën me 50 më të kërkuarit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar dhe emrat e tyre janë shpërndarë dhe tek homologët europianë.

Burime pranë njësisë thanë se mes tyre janë emra të njohur për policinë si grabitësit e Rinasit, vëllezërit Klement dhe Eldi Cala.“Lista tashmë iu është bërë publike dhe agjencive homologe, është ndarë me ekspertët e duhur. Ka filluar mbledhja e informacioneve që do të thotë përpara prezantimit të skuadrës në rrjetin “Fast”, në fakt ka filluar puna efektive për mbledhjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për bërjen të mundur arrestimin e dhe vënien para drejtësisë të këtyre personave “, deklaroi zv.ministri Besfort Lamallari për A2 . Lamallari tha se struktura e re nuk suprimon agjenci të tjera ligjzbatuese si Renea, ndërsa do të prezantohet të hënën në Poloni gjatë mbledhjes së asamblesë së “Enfast”. “Çdo njësi në nivel europian ka një pikë kontakti 24 orë në 7 ditë të javës e cila përgjigjet për kërkesat që vijnë nga vende të ndryshme partnere që do të thotë se Shqipëria menjëherë sa të bëhet pjesë e rrjetit “Enfast” do të ketë përfitime, duke përfshirë dhe përdorimin e agjentëve të skuadrave të tjera homologe”, shtoi zv/ministri Lamallari. Sipas zv.ministrit në agjenci ka dy komponent. Njëri prej tyre, ai i inteligjencës merret kryesisht me shkëmbimin e informacioneve me ndërkombëtarët ndërsa tjetri, ai operativ, që vepron në terren. Në strukturë bëjnë pjesë dhe ushtarakë, të cilët janë trajnuar për t’iu përgjigjur goditjes së elementëve të rrezikshëm kriminalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here