“Nuk e kam thënë kurrë më parë”, Blendi Fevziu bën rrëfimin e padëgjuar: Nuk lashë gjë pa përmbysur!

0
315

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka treguar në emisionin e tij mbrëmjen djeshme një histori që s’na e kishte thënë më parë.

Ai zbuloi se para 15 vitesh ka marrë një ofertë për të dhënë mësim te gazetaria, por ashtu siç nuk e kishte pritur, dita e parë e punës si pedagog ishte edhe e fundit.

“Se s’dua ta përmend, se nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 e sa për të ardhur në klasë dhe vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje”, rrëfeu Fevziu, ndërsa tha se pedagogët nuk motivohen kur studentët nuk shkojnë në auditore.

 “Si do motivohet ai në këtë rast? Këtë e kam rast personal se nuk e kam rrëfyer ndonjëherë. Ika në mes… Një ditë përpara humba minimalisht 2 orë e sa dhe të heq 2 orë kohë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë me 6 veta. E lashë fare, nuk më duhej fare, është humbje. Ti nuk mund të përgatitesh për t’u dhënë 6 vetave kur 40 të tjerë nuk duan fare”, tha gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here