Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të Rënda.
Pas 2 vitesh në hetim dhe akuzë, Tahiri është dënuar nga gjykata, pas një procesi maratonë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e dënimit 5 vite burg konvertuar në 3 vite e muaj burg shërbim prove, dënim me kusht. Ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal. Ai nuk do të kryejë asnjë funksion publik për 3 vite.