Sekretari për marrëdhëniet me Mediat dhe Shoqërinë Civile në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike për Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës i dalë më 30 qershor.
Gjatë diskutimit mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, Peza tha se gjatë plotësimit të formularit mund të ketë patur dhe ndonjë gabim njerëzor.
“Ka një dokument që tregon se Agim Kajmaku është i pafajshëm, nga gjykata në Janinë. E dyta avokati ka thënë që ai nuk dinte mirë greqisht dhe ka menduar se gjyqi ndaj tij kish mbaruar. Tani duhet të presim prokurorinë, të flasë. Deri tani zoti Kajmaku, është i pafajshëm. PS nuk ka patur dijeni, procesi i plotësimit të formularëve është përgjegjësi individuale”, tha Peza.
Kujtojmë se PD e ka denoncuar Kajmakun me dokumente dhe fakte si i dënuar dhe i dëbuar në Greqi, informacion që nuk është deklaruar prej zyrtarit të PS në formularin e dekriminalizimit.