“Me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë”/ Zbulohet përmbajtja e raportit sekret të SHISH-it: Një grup paramilitar nga Kosova…

0
292

“Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi presidenti Ilir Meta. Ky informacion sekret ishte në qendër të mbrojtjes së presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor Parlamentar më 9 shtator. Tashmë pasi është ndjekur procedura e nevojshme, dokumenti i hartuar nga SHISH është pjesë e dosjes së Komisionit Hetimor fakt i deklaruar nga kryetari Ulsi Manja, paraditen e të mërkurës. Ekzistenca e këtij informconi sekret mbërritur në të njëjtën kohë për presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, ka ngjallur kureshtje mbi të gjitha për detajet se si dhe kush do ta digjte tempullin e parlamentarizmit. Dy burime të pavarura nga njëri tjetri, që e kanë parë këtë dokument dhe  treguan, detajet e përmbajtjes. Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brënda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Dokumenti sekret nuk jep të dhëna se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar mbi të gjitha nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit. Dokumenti thuhet se nuk i jep përgjigjie pyetjeve të tilla. Ndërkohë që në një skenar të ngjashëm 21 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1998, u fol se persona të armatosur të krahut të FARK kishin marrë pjesë në sulmin kundër institucioneve dhe marrjes me dhunë të Kryeministrisë. Këtë informacion SHISH e ka ndarë edhe me agjencitë homologe partnere mes tyre edhe ato të SHBA. Ky informacion dhe rrjedha që kishin marrë protestat e opozitës, detyroi ish-zëvendësndihmës Sekretarin  Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, të deklaronte në një intervistë të paprecedentë për TCH se nëse do të kishte dhunë në protestën e asaj dite të opozitës përgjgjës direkt do të ishin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Përmbajtja e dokumentit sekret do të analizohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe në raportin final që do t’i dergohet Kuvendit, do të marrë përgjigje pyetja. A ishte i mjatueshëm ky informacion për ta detyruar presidentin Ilir Meta të çdekretonde dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit? Muhamet Veliu/ Top-Channel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here