Elton Ilirjani, biznesmeni që theu tabutë dhe u kthye në personazhin më të komentuar në media, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” për të treguar më shumë mbi jetën e tij, për të cilën të gjithë janë kuriozë.
Eltoni tregoi se nuk e ka pasur jetën të lehtë sepse është rritur në varfëri, por kjo nuk e ka penguar të ecë përpara duke mbaruar dy universitete: Inteligjencë artificiale, Ekonomi dhe master për shkenca politike.
Ndërsa Bieta i vuri në dukje se jeta e tij tani ka ndryshuar duke qenë se në studio kishte ardhur me një makinë të shtrenjtë, veshje luksoze dhe bizhuteri me diamante.
Eltoni zbuloi se ka pasur një të dashur shumë të pasur që e ka ndihmuar në fillimet e biznesit të tij dhe ka qenë i vetmi për të.
“Kjo orë është shumë e shtrenjtë, nuk është etike t’i themi çmimet, por është mbi 300 mijë euro. Që të tregohem i sinqertë nuk e kam blerë plotësisht vetë. Unë kam pasur një të dashur shumë të pasur, i vetmi që kam pasur. Ishte një lidhje shumë e gjatë. Po, vetëm një të dashur kam patur sepse është e vështirë të merresh me mua. Dhe është e vështirë të jesh edhe ‘femra’ në marrëdhënie, edhe të jesh kokëshkëmb si puna ime dhe të kesh një mashkull biznesmen kaq të fuqishëm që të ndihmon kur ti je duke bërë biznesin tënd”, u shpreh Eltoni.