Zidane heq “dorashkat”: Atyre që ikën u qoftë rruga e mbarë, Bejlin e mbajta unë tek Reali

0
369

Trajneri Zinedin Zidane i ka hequr “dorashkat” dhe ka folur për një sërë çështjesh që lidhen me skuadrën e Realit të Madridit, duke vënë theksin tek lojtarët me emra konkretë, sidomos ata që u larguan dhe ata që vendosën të qëndrojnë. Zidane u uron rrugë të mbarë atyre që ikën nga “Los Blancos”, ndërsa uron më të mirën e atyre që ndenjën, midis të cilëve edhe “ylli” uellsian Gareth Bejl, apo dhe përshtatjen e Eden Hazardit me grupin, apo dhe dëmtimin e kroatit Luka Modriç. “Situata është e ndërlikuar në këtë periudhë. Nuk jemi të kënaqur me të, por është ajo që është. Kundërshtari ka pasur 15 ditë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa ne kemi tre lojtarë që vetëm do të bëjnë një stërvitje. Luka ka luajtur dy ndeshje në tri ditë, ka përballuar ngarkesa me kombëtaren. Shpresoj që të rimëkëmbet shpejt, por nuk do të luajë nesër, duhet ta pranojmë”, tha Zidane. Më pas ai komentoi deklaratat e Serxhio Ramosit. “Unë nuk do të tregoj historinë e Serxhios, të gjithë e njohin atë, përveç njerëzve që nuk e pëlqejnë. Pjesën tjetër e bën vetë Ramos. Ai do të vazhdojë të bëjë gjëra të mëdha në Madrid. Nuk lodhet duke dhënë gjithçka. Kjo do të mbetet e tillë”, vijoi Zidane. Më tej vjen komenti për Rodriguez dhe Hzard, që kanë krijuar jo pak dilema dhe diskutime në kampin madrilen. “Ka gjëra negative dhe gjëra pozitive. Ne humbasim Lukën dhe rikuperojmë të tjerët. Situata është kjo dhe nuk priten më ndryshime. Të gjithë do të kenë mundësinë e tyre të kontribuojnë në ekip. Dëmtimet? Ne nuk e dimë, të Zidane heq “dorashkat”: Atyre që ikën u qoftë rruga e mbarë, Bejlin e mbajta unë tek Reali gjitha klubet kanë probleme me këtë gjë. Kemi lojtarë që nuk pushojnë kurrë, sepse janë të angazhuar edhe me kombëtaret. Kam besim te njerëzit që punojnë me ta, për t’i riaftësuar, sepse janë më të mirët. Shpresoj që pas Lukës të mos ketë më të lënduar”, shtoi tekniku francez. Më pas vjen komenti për të larguarit, sidomos Navasin dhe Areolën. “Kejlor Navasit i uroj më të mirën, të njëjtën gjë edhe Areolas. Asgjë më shumë”, nënvizoi Zidane. Më pas vjen komenti domethënës për uellsianin Gareth Bejl. “Unë gjithmonë kam thënë se ka cilësi mbresëlënëse. Kur erdhi vera, të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte. Ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur me të. Ju duhet të shihni përpara dhe asgjë më shumë. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion janë të mirë. Gareth është njëri prej tyre. Kjo është filozofia ime, të besoj te të gjithë lojtarët. Kampionati sapo ka filluar dhe e dimë rëndësinë e marrjes së maksimumit në çdo ndeshje. Vinicius? Kush tha se nuk kam besim tek ai? Vinicius ka besimin maksimal të trajnerit, mund ta garantoj këtë. Ai është 19 vjeç dhe me siguri do të jetë e ardhmja e Real Madridit”, tha më tej Zidane. Në fund vjen komenti tjetër domethënës për blerjen dhe dëmtimin më të fortë, Eden Hazardin. “Duhet ta shohim me kujdes, sepse është i lënduar prej tri javësh. Të gjithë dëshirojmë të shohim Hazard në fushë, por duhet të tregojmë qetësi me të, sepse ka shumë presion dhe shumë pritshmëri. Ai është i përgatitur, por do të vendos unë se kur do të luajë. Duhet analizuar e qetësi dhe zgjuarsi këto situata”, përfundoi tekniku i Real./Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here