Sapo kanë nisur homazhet në nderim të heroit të demokracisë Azem Hajdari.
E para që nisi homazhet ishte e bija e tij, deputetja Rudina Hajdari.
Ajo është shoqëruar nga deputetët e opozitës së re, mirëpo nuk kanë munguar as deputetët socialistë si Mimi Kodheli, Vasilika Hysi dhe Gramoz Ruçi.
Në një moment, Hajdari është përulur përpara varrit të të atit dhe e ka puthur atë.
Homazheve iu është bashkuar edhe presidenti Ilir Meta.