Disa turistë që po lundronin me anije janë bërë dëshmitarë në një dreke të një peshkaqeni të bardhë. Në pamjet nga anëtarët e bordit shihet që grabitqari lufton me prenë e tij deri sa arrin ta “mbërthejë” dhe më pas deti papritur bëhet i kuq gjak.
Skena nuk mund të shihet edhe aq shumë me detaje pasi pjesa më e madhe e luftës zhvillohet nën sipërfaqen e ujit por herë pas here preja dhe grabitqari shikohen teksa luftojnë me njeri-tjetrin.
Disa prej pasagjerëve të bordit të anijes, të frikësuar nisën duke bërtitur pas betejës së përgjakshme që po shikonin.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që ata që lundrojnë me anije shohin skena të tilla, përkundrazi ngjarje të tilla ndodhin shpesh. E fundit u regjistrua para një muaji.