Miliarderi turk tregon bisedën e fundit me kapitenin e jahtit: Më tha jam afër Durrësit, pastaj…

0
256

Nedim Akyuz ka dhënë deklaratën e tij para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në lidhje me jahtin e tij që u gjet bosh në ujërat territoriale shqiptare pak ditë më parë. “Sevgin Yavuz është kapiten i jahtit tim. Ishte nisur nga Budva për të marrë vëllanë tim në ishullin e Korfuzit, ku ndodhej me pushime. Hera e fundit që e kam telefonuar është kur ai ndodhej në Durrës.Më tha që kam hyrë në ujërat territoriale shqiptare dhe jam afër Durrësit. Një moment, më tha që nuk kishte shumë valë telefoni, ky ka qenë dhe kontakti im i fundit me të”, tha ai duke theksuar se se kapiteni i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezulton të ketë rekorde të mëparshme kriminale. Alyuz ka kërkuar të marrë jahtin e tij në Turqi, por prokuroria ka refuzuar me argumentin se jahti shërben si provë për hetimin e çështjes. Deri më tani jahti nuk i është kthyer, edhe pse pronari këmbënguli se për mirëmbajtjen e tij duhen shpenzuar miliona euro dhe kjo për të është humbje. Prokuroria e Lezhës nga ana tjetër ka çuar për ekspertizë celularin e Sevgin Yabuz, personi që mendohet i zhdukur, me shpresën se do të mund të gjejë të dhëna për të mësuar më shumë rreth fatit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here