Deklarata e bujshme e presidentit/ Spartak Ngjela nxjerr detajin që ‘fundos’ Ilir Metën

0
300

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e bujshme të presidentit Meta lidhur me informacionin që kishte për djegien e Parlamentit.

Sipas Ngjelës presidenti e ka pritur djegien e Kuvendit me ankth në datën 8 qershor, dhe meqë ai nuk u dogj dot, zhdekretoi zgjedhjet që t’iu jepte dhe një dorë vazhdimit të përplasjeve.

Spartak Ngjela tha:

“Shkeljen e rëndë Ilir Metës ja bëri opozita. Nëse nuk dotë ishin protestat e opozitës jashtë, ‘që kemi dekretin, kemi dekretin’ ky mund të kishte mbrojtje.

Ilir Meta donte djegien e parlamentit. Ai e ka pasur këtë informacion. Meta tha se do digjej parlamenti prandaj e shtyva. Meta ka pritur që të digjej, nuk u dogj dhe shtyu zgjedhjet dy ditë më vonë për ti hedhur benzin zjarrit. Këta janë të gjithë të rrezikuar. Çështja qëndron se ky ka marrë një informacion dhe priti djegien.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here