Presidenti, Ilir Meta u përball sot me Komisionin e Venecias, ku akuzohet nga maxhoranca se ka shkelur Kushtetutën duke çdekretuar datën e zgjedhjeve.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ gazetari Artan Hoxha i pyetur se a ka pasur një plan për djegien e Parlamentit, ai u shpreh: Nëse Meta e ka pasur këtë informacion, ai duhet ta thotë nga kush doli ky informacion. Kush ishtë ai që donte t’ja vinte flakën? Presidenti u bë palë me opozitën. Meta duhet ta thoshte se ky ishte informacioni që më erdhi ky ishte rreziku që i kanosej Shqipërisë. Presidenti ka gënjyer.