Ilir Meta përballë Komisionit Hetimor të Kuvendit, tregon arsyen e pjesmarrjes: Nuk do të dëshiroja të mbaja fjalim, nuk kam asgjë të re, erdha për…

0
253

Në selinë e kryesisë së Kuvendit ka nisur seanca e komisionit parlamentar hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të presidentit Ilir Meta në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.

Meta akuzohet nga maxhoranca, e cila thotë se ka nisur procesin e shkarkimit të kreut të shtetit, se ka shkelur ligjin duke nxjerrë dekretin e anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe më pas nxjerrjen e një tjetër dekreti për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve më 13 tetor.

Presidenti shoqërohet nga tre këshilltarët e tij, Bahri Shaqiri, Bledi Dervishi dhe Tedi Blushi. Seanca drejtohet nga deputeti socialist Ulsi Manja.

Fjala e presidentit në Komisionin Parlamentar Hetimor: “Nuk do të dëshiroja të mbaja fjalim pasi të gjitha aktet e mia janë publike në lidhje me dekretet për shfuqizimin e 30 qershorit dhe dekretimin e 13 tetorit.

Unë kam dhënë një përgjigje në emër të Presidencës për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, në lidhje me pyetjet e Kuvendit.

E gjykova të jem sot këtu në radhë të parë sepse kam një bindje të plotë që çdo politikan duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve. Dhe së dyti, jam i bindur që Kuvendi e ka bërë gjykimin përmes rezolutës” – tha Meta ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here