Google search engine
Home Politike “Ballë për ballë” në komision, Manja njeh Presidentin Meta me procedurën dhe...

“Ballë për ballë” në komision, Manja njeh Presidentin Meta me procedurën dhe bën paralajmërimin që nuk pritej: Do incizohet gjithçka!

0
321

Kryetari i Komisioni, Ulsi Manja i ka shpjeguar kreut të shtetit procedurën e ngritjes së komisionit, po ashtu edhe thirrjen e tij për të dëshmuar.

‘Ju bëj me dije zoti President se Komisioni hetimor bazuar në ligjin për komisionet hetimore, ka miratuar planin hetimor të këtij komisioni. Në planin e hetimeve është parashtruar thirrja e rrethit të hetimeve. Në mbledhjen e sotme komisioni ju ka thirrur për të dëshmuar si personi ndaj të cilit Kuvendi ka iniciuar një procedurë shkarkimi nga detyra juaj si president për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Ju mund të jepni sqarimet tuaja, keni të drejtën të depozitoni çdo provë që ju besoni se e sqaron vendimin tuaj, brenda një afati të arsyeshëm që lidhet me afatin e  punës së Komisionit. Ju nuk jeni i detyruar të dëshmoni për faktet dhe rrethanat që përbëjnë sekret shtetëror, ju keni të drejtën që të kërkoni që kjo pjesë e dëshmisë suaj të bëhet me dyer të mbyllura.

Kjo mbledhje do të incizohet me qëllim, zbardhjen e dëshmisë’, tha Manja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here