Një kabinë elektrike ka marrë flakë në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme.
Si pasojë e zjarrit çereku i qytetit të Gjirokastrës ka ngelur pa drita. Mësohet se flakë ka marrë kabina elektrike në lagjen 18 shtatori tek ish-Depot e Djathit.
Zjarrfikësja dhe punonjësit e OSHEE-së së Gjirokastrës kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të munduar fikjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.