Djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Eriku është një ndër meshkujt shqiptarë më të komentuar.
Ai është po ashtu mjaft i ndjekur në rrjetet sociale dhe gjithnjë tërheq vëmendjen me jetën luksoze që bën dhe shpenzimet marramendëse.
Lidhur me këtë Eriku ka zgjedhur t’i përgjigjet një ndjekësi. “Çfarë di të bësh në jetë përveçse të harxhosh lekët e babit?’ e pyet ai.
Ndërkohë, që Eriku i jep përgjigjen epike: “Të harxhoj edhe të mamit”, ndërsa e shoqëron me një emoji që qesh me lot.
Sakaq, një tjetër ndjekës e pyet Fullanin se sa ka qenë shpejtësia maksimale që ka ecur me makinën e tij ‘Audi’.
“316′, ka thënë Eriku, duke na lënë me gojën hapur.