Zjarret janë rikthyer sërish në Greqi, ku ishulli i Samosit u përfshi nga flakët e fuqishme ditën e sotme.
Emergjenca Civile dhe efektivë të forcave zjarrfikëse evakuan 1000 veta nga hotelet dhe shtëpitë e zonës.
Thatësira e madhe dhe erërat e forta ndihmuan në përhapjen e flakëve.
Ndërkohë, policia greke arrestoi dy shtetas rreth të 40-ave, të cilët dyshohen se kanë ndezur qëllimisht zjarrin në Somos.
Zjarret shkatërrojnë sipërfaqe të tëra pyjore çdo verë në Greqi. Djegia e pyllit në ishullin e Evias në fillim të këtij muaji u konsiderua si ‘’katastrofë e madhe ekologjie’’ për vlerat unike që ruan ekosistemi.