I bëjnë atentat? Reagon policia, zbulon çfarë ka ndodhur me djalin e Spartak Brahos

0
362

Djali i deputetit Spartak Braho, Arbër Braho, i cili është nënkryetar i Bashkisë së Durrësit, është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me dy persona të tjerë të cilët i ka plagosur me sende të forta. Ndaj Arbër Brahos, 38 vjeç me banim në Durrës, policia e qytetit bregdetar njofton se ka nisur procedimi penal. 

“Durrës/ Më datë 19.08.2019. filloi procedimi penal për shtetasin A.B 38 vjec banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019 në lagjen numër 4 në Durrës pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A.K 58 58 vjeç, dhe L.K 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore” thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, dhe është bërë publike nga policia vetëm me një njoftim të publikuar në faqen zyrtare në internet.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai që postoi një denoncim të ardhur nga qytetarët në profilin e tij në Facebook, duke thënë se djalit të Spartak Brahos i është bërë atentat, dhe se policia fsheh ngjarjen. Teksa në njoftimin e policisë thuhet që Braho ka goditur dy persona gjat ënjë konflikti për motive të dobëta, denoncimi tek ish-deputeti demokrat pretendon se Brahos i është bërë atentat për ta vrarë me kallashnikov në hyrjen e pallatit.

RTV Ora kontaktoi edhe me Drejtorinë e Policisë së Durrësit, e cila konfirmoi se ka pasur një konflikt fizik të Arbër Brahos me dy persona të tjerë, por nuk e kanë fshehur ngjarjen, pasi njoftimi është publikuar në faqen e Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here