Jo vetëm 8 orë punë por edhe jashtë orarit zyrtar, Bashkia Lezhë vijon aksionet e saj në punë të ndryshme.
Kësaj radhe ka qenë aksioni i lirimit të hapësirave publike, nga reklamat informuese të bizneseve në Lezhë.
Punonjës të shërbimeve publike kanë oastruar çdo objekt që shërbente për të zënë një parking në rrugët e qytetit të Lezhës.
Sic shihen edhe në fotot e publikuara nga vetë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, aksioni po vijon për ti liruar të gjitha hapësirat qe ishin zënë në mënyrë të kundraligjshme.
“Ne Pune ⏰
Historia e reklamave, karrigeve –, zinxhireve me celes –, gomave, stolave apo cdo objekti tjeter qe ze vendin e parkingut publik perfundon sot.
Policia Bashkiake do liroje nga sot cdo centimeter parking te zene.
Per te vazhduar pa ndalur per asnje sekond punen ne sherbim te qytetareve per lirimin e hapesirave publike”, shkruan Ndreu ne rrjetin social.