Të dy vuanin nga një sëmundje e rëndë që iu mori jetën/ Të përqafuar e të gëzuar, koha kur Baxhaku e Xhuvani këndonin: Ne ishim shkëlqyer (Video)

0
411

Kjo është pamja e xhiruar pak kohë më parë, kur të dy, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku, ishin gjallë dhe ishin bashkë. Ata të përqafuar e të gëzuar këndojnë këngën franceze “formidable”, “shkëlqyer” dhe dëgjohet të citojnë disa nga vargjet e saj. “Ti ishe shkëlqyer, unë isha shkëlqyer, ne ishim shkëlqyer”, thonin njëzëri ata.

Një prej këtyre kujtimeve është dhe kjo video e publikuar nga Gerta Qurku, e cila shprehet se tashmë ka mbetur veç trishtimi. Ata janë larguar nga kjo botë, njëri pas tjetrit dhe pas kanë lënë veprën e tyre dhe kujtimet. 

--
--

“Engjejt jane larg! Tos dhe Gjergj , ju pritet njeri – tjetrin per ta bere kete udhetim te mrekullueshem drejt engjejve. Dhe ne na mbet trishtimi ”, shkruan Qurku.

Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku u ndanë nga jeta javën e kaluar. Të dy vuanin nga një sëmundje e rëndë që ua preu jetën në mes. Xhuvani vdiq në Itali, aty ku po “i jepte dorën e fundit”, filmit të tij të fundit “My lake”, ndërsa Baxhaku u shua në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here