Të mbrojtur nga qindra ushtarë buldozerët kanë depërtuar në fshatin palestinez Sur Bahir, në periferi të Jerusalemit Lindor. Në orën dy të natës forcat izraelite të rendit nisën të nxjerrin banorët nga shtëpitë, prej nga ata nuk donin të dilnin. Më pas ata vendosën lëndë shpërthyese nëpër ndërtesa, për t’i shkatërruar ato. Një sërë policë dhe ushtarë izraelitë rrethuan banesat disa katëshe. Më pas depërtuan buldozerët dhe nisi shkatërrimi i një ndërtese në ndërtim e sipër. Sipas të dhënave të zyrës së emergjencës të OKB-së Ocha bëht fjalë për gjithsej 70 banesa, që nuk janë përfunduar si dhe tri shtëpi, në të cilat banojnë 17 palestinezë. Nga ky aksion janë prekur gjithsej 350 vetë. Palestinezët akuzojnë, Izraelin, se synon që të zhvendosë vendbanimin nga zona e sigurisë, për të zgjeruar vendbanimet izraelite dhe rrugët e ndërlidhjes. Ata tërheqin vëmendjen, se zona e sigurisë kalon përmes fshatit Sur Bahir. Vetëm një pjesë e kësaj zonë ndodhet nën kontrollin izraelit, ndërsa pjesa tjetër është nën administratën palestineze në Jordanin Perëndimor. Ky aksion i Izraelit nuk gjen mirëkuptim në BE. (Alsat-M)