Aktivistë të PD me në krye liderin demokrat Lulzim Basha kanë hyrë në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar duke kundërshtuar forcat e policisë.
Ish-deputetët demokratë janë parë pranë artistëve ndërkohë që kryedemokrati ka qëndrur më i tërhequr me komunikime të vazhdueshme përmes celularit të tij.
Kreu i opozitës ka publikuar edhe foto nga brenda teatrit.
Ja çfarë shkruan kreu i opozitës Lulzim Basha:
Brenda Teatrit Kombetar ku Banda e Edi Ramës kishte nisur cmontimin. Aleanca per Teatrin dhe qytetaret i larguan dhe u futen brenda. Krenar per forcen e qytetareve te bashkuar!