Vazhdon të jetë e tensionuar situata përpara godinës së Teatrit Kombëtar, raportohet për një person që ka humbur ndjenjat dhe është trasportuar menjëherë për në spital, për të marrë ndihmën e parë.
Mësohet se protestuesi ka rrëshkitur dhe është rrëzuar në pishinën e boshatisur ndërmjet Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental.
Disa protestues të tjerë i kanë ardhur në ndihmë dhe po mundohen që ta sjellin në vete.
Ende nuk dihet shumë për gjendjen e tij shëndetësore.