Mbrëmjen e djeshme opozita zhvilloi protestën e radhës para godinës së Kryeministrisë.E teksa zhvillohej kjo protestë 50 metra më larg në një hotel pranë Kryeministrisë martohej motra e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Grida Dumës.
E ndërsa opozita e bashkuar kishte mbledhur dhjetëra qytetarë për të protestuar në protestën kombëtare në vend, në hotelin pranë kryeministrisë kishte “plasur” ahengu.
E ditur u bë se mbrëmë u martua Greis Duma me Alirion Lirin dhe dasma pati rreth 200 të ftuar.
Ajo ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dasmën vendosi ta bënte në Shqipëri.
Sipas një fotoje që po qarkullon Grida Duma shfaqet e veshur me një fustan të zi elegant që i nxjerr në pah dekoltenë.
Gjithashtu e ditur se ka qenë këngëtarja Valbona Memën ajo që ka kënduar për të ftuarit në këtë dasmë.

