Plas sherr në sallën e gjyqit, mbeten në burg 20 militantë të PD-LSI, Spaho kërcënon me emra prokurorët dhe gjyqtarët

0
307

Me reagime të forta në sallën e gjyqit është shoqëruar seanca ndaj 31 militantëve të opozitës, të ndaluar për aktet e dhunshme në protestë.

Mësohet se 11 prej të ndaluarve janë lënë nën masën arrest shtëpie, ndërsa 20 prej tyre në arrest me burg.

Edmond Spaho tha se ky është një burg politik ndërsa kundërshtoi sëbashku me familjarët e të ndaluarve gjyqtarin e çështjes Arben Micko.

Mësohet se të ndaluarit akuzohen kryesisht për hedhjet e bombave molotov më 11 Maj, ku krahas dëmeve materiale në institucionet kryesore, mbetën të plagosur edhe 15 efektivë të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here