Joseph Daul, Presidenti i Partive Popullore Europiane, pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike Shqiptare ka dënuar dhunën në protestat e opozitës në tubimin e 11 majit dhe 13 majit në Tiranë.
Ashtu si SHBA dhe BE, edhe Joseph Daul kërkon që opozita të shmangë dhunën dhe të ulet në dialog për të kapërcyer ngërçin e krijuar në institucionet shqiptare. “Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët duhet të kthehen në dialog politik, të adresojnë shqetësimet dhe të ndalojnë dhunën” deklaroi ai.
