Rindërtohet skena paraprake e incidentit tragjik ku humbi jetën efektivja shqiptare (Detajet e reja)

0
347

Një nga ushtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare, i cili ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të hënën në depon e Adazi-së, ka lënë spitalin, ndërsa ushtaraku tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, shkruajnë mediat letoneze.

 Zëdhënësi i Spitalit Universitar të Rigës, konfirmoi se pas marrjes së ndihmës emergjente mjekësore, një prej të plagosurve u largua dje nga spitali dhe lëndimet e tij ishin sipërfaqësore.

“Gjendja e ushtarit të dytë është jashtëzakonisht e rëndë dhe ndodhet ende në Klinikën e Kujdesit Intensiv, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij”, tha një zëdhënës i spitalit.

Gjatë shpërthimit duke neutralizuar mjetet e pashpërthyera, humbi jetën 32 vjeçarja Zarife Hasanaj, ndërsa u plagosën kolegët e saj, komandanti i kontingjentit Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Nëntogerja humbi jetën një orë pas aksidentit, ndërsa ushtaraku tjetër iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal.

Mediat letoneze shkruajnë këtë të martë se hetimi për rrethanat e incidentit ka filluar dhe të gjitha llojet e aktiviteteve në kampin e Adazi-së janë pezulluar derisa të zbulohet shkaku.

National Forcat e Armatosura (NAF) Komandanti Leonid Kalnins shpjegoi se kontigjenti shqiptar i ushtarëve letonisht angazhuar në neutralizimin e aksidentit municionet e paplasura dhe në atë kohë ata ishin të përgatitur në trajnimin varg.

Leonid Kalnins, Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare (NAF) të Letonisë shpjegon se ushtarët e kontingjentit shqiptar ishin të angazhuar në neutralizimin e armëve të pashpërthyera dhe në kohën e aksidentit po përgatiteshin për trajnimin në terren.

Në Letoni, ndodhen rreth 20 inxhinierë shqiptarë për demontimin e armëve në kuadër të aktivitetit të NATO-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here