Dokumentet e SHBA, Greqia u alarmua pas sulmit italian në Shqipëri, Faik Konica lobime në Uashington kundër veprimeve të Romës

0
378

Dalin në dritë të tjera detaje nga sulmi ushtarak i Italisë ndaj vendit tonë më 1939. Sipas disa dokumenteve të deklasifikuar nga DASH, Faik Konica mbante të informuar Uashingtonin mbi atë se çfarë ndodhte në vendin tonë. Po ashtu tregohet se si Greqia ishte e shqetësuar nga pushtimi italian.

Uashington, 10 prill 1939

Ambasadori grek më thirri sot për të diskutuar situatën e krijuar nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Sicilianos tha se nuk kishte marrë deklaratë nga qeveria e tij, por besonte se pushtimi italian i Shqipërisë ishte një rrezik i madh për Greqinë dhe në radhë të parë për Ishullin e Korfuzit, i cili është shumë afër pikës më jugore të Shqipërisë. Ambasadori trembej se italianët ose do të vazhdonin marshimin e tyre në lindje të Shqipërisë drejt Greqisë, ose do të merrnin ishullin e Korfuzit prej rëndësisë së tij strategjike në rajon. Në lidhje me hapat që Greqia do të marrë për të mbrojtur veten nga agresioni i mundshëm italian, ambasadori përmendi pikat e mëposhtme:

1- Në situatën e saj të pasigurt si rezultat i pushtimit të Shqipërisë, Greqia vetëm shpreson dhe lutet për një mundësi për të qëndruar neutrale në rast të shpërthimit të një konflikti mes fuqive totalitare dhe demokracive në Evropë. Greqia nuk mund të ndjekë shembullin e Polonisë për të hynë në një marrëveshje “anti Hitler” pasi ajo do të bëhej menjëherë objekt i hakmarrjes së fuqive totalitare para se të mund t’i vinin në ndihmë vendet demokratike.

2- Duke marrë parasysh sa më sipër, ndihma e britanikëve dhe francezëve për Greqinë duhet të marrë formën e një garancie unilaterale për Greqinë se çdo sulm kundër saj nga fuqitë totalitare do të konsiderohej ‘casus belli’, shkak për të nisur luftë.

3- Qasja e Jugosllavisë ndaj krizës aktuale është e një rëndësie të madhe për Greqinë pasi nëse ajo do të sigurohej për asistencë ushtarake nga Beogradi do ta përballonte agresionin italian me më shumë vetëbesim. Por ambasadori tha se e kuptonte se e vendosur mes Gjermanisë në Veri, Shqipërisë së pushtuar në Jug dhe Italisë në perëndim, pozita e saj është shumë e vështirë.

4- Greqia e konsideron Turqinë si një aleate besnike dhe të besueshme por nuk beson se ajo do të vinte në ndihmë të saj deri në zonë e largët të Epirit në verilindje të vendit,e cila është pika nga do të niste agresioni i mundshëm italian ndaj Greqisë.

5- Rëndësia e Bullgarisë në panoramën lokale nuk mund të mbivlerësohet. Nëse ajo bindet me nxitjet e duhura për të qëndruar në krah të marrëveshjes ‘Balkan Entente’ rezistenca ndaj agresionti do të përmirësohej. Por për fat të keq kërkesat e saj ndaj Rumanisë dhe Greqisë deri tani janë refuzuar dhe ajo nuk është bashkuar në marrëveshjen Balkan Entente. Në takimin e fundit të grupit Jugosllavia e Turqia nxitën fuqimisht Rumaninë për ridhënë Dobruxhën Bullgarisë si dhe për Greqinë në plotësimin e kërkesave buece the necessity of meeting the Bulgare për një dalje në detin Egje në Kavallë. Por asnjë nga vendet nuk e vbën sakrificën dhe Bullgaria mund të joshet nga premtimet e vendeve totalitare për të realizuar objektivat e saj si ato më sipër.

6- Ambasadori tha se nuk kishte fare besim në aftësitë e Rumanisë ër t’i rezistuar presionit të Gjermanisë, përveçse i rikthente Hungarisë një territor të madh të Transilvanisë, i cili iu shkëput Hungarisë pas Luftës Botërore. Vetëm me një sakrificë të tilla Rumania mudn të kishte shpresa për të parandaluar që Hungaria të bëhej palë me Gjermaninë, me qëllimin e realizimit të ambicieve të saj territoriale. Në lidhje me polakët ambasadori theksoi se megjithëse janë në një traktat aleance me Rumaninë, ata nuk do ta mëbshtesnin atë ndaj një sulmi prej Hungarisë, pasi kanë miqësi më të fortë me Hungarezët.

Gjatë bisedës time me ambasadorin, ai përmendi gjithashtu frikën se objektivi i pari i çdo ofensive të mundshme italiane në veri të Greqisë do të ishte Selaniku, që është gjithashtu me interesa vitale për Jugosllavinë, prandaj besonte se Beogradi do të vinte në ndihmë në rast se ndodhte. Ai shtoi se italianët për ofensivën e tyre drejt Selanikut mund të bëjnë jugosllavët të heshtin duke i premtuar rrjedhimisht portin e tyre të lakmuar në detin Egje. (Memorandum i bisedës me kreun e Divizionit të Lindjes së Afërt, Wallace Murray)

Londër, 10 prill 1939
Ministri i Jashtëm Lord Halifax i tha dje qartë të ngakuarit italian me punë se pushtimi i Shqipërisë është një çështje serioze për popullin britanik. Duke diskutuar mbi zhurmat shqetësuese që kanë ardhur në Londër mbi një sulm të mundshëm të Italisë për ishullin e Korfuzit, sekretari shprehu shqetësimin e vijim të veprimeve të ushtrisë të cilat do të konsiderohen si kërcënim i interesave britanike në rajonin e Mesdheut. I ngarkuari me punë u përgjigj se sipas opinionit të tij personal Italia nuk do të sulmojë Greqinë, por sekretari i tha se garanci të tilla duhet të transmetohen menjëherë në kanale zyrtare nga qeveria italiane drejt qeverisë së Greqisë. Signor Grolla takoi Lord Halifax mbrëmjen e shkuar dhe i dha mesazhin nga Signor Mussolini se Italia nuk po mendonte për sulm kundër Greqisë dhe i dha të gjitha siguritë se do të respektonte pavarësinë e Athinës dhe integritetin e saj territorial, si kontinental dhe ishullor. Signor Mussolini shtoi se këto garanci po i jepeshin dhe qeverisë së Greqisë. Kabineti britanik u mblodh sot për çështjen dhe të enjten do të mblidhet dhe Parlamenti. (Ambasadori në Britani (Kennedy) për Sekretarin e Shtetit)

Romë, 10 prill 1939
Situata këtu po bëhet çdo ditë më misterioze dhe më e pasigurt dhe kjo ndoshta i detyrohet fatit se askush nuk mund të parashikojë e çfarë do të ndodhë nesër. Nga ana e popullit italian nuk ka asnjë entuziazëm për çështjen shqiptare apo të çfarëdo luftë, por po bëhet e dukshme fryma e neglizhimit e refuzimit të ngjarjeve të së ardhmes. Megjithëse nuk ka mobilizim të përgjithshëm, ka një aktivitet të theksuar për thirrjen e njerëzve nga klasa të ndryshme në shërbimin ushtarak ndërsa aktivitetet e ushtrisë janë përqendruar në Brindisi dhe në zonat kufitare, shumë më tepër nga nevojat e situatës në Shqipëri. Shumë italianë besojnë se brenda disa ditësh qeveria e përkohshme e Shqipërisë do të ofrojë kurorën e saj për mbretin e Italisë në formën e akti “spontan” nga ana e Shqipërisë në mënyrë që të mos përbëjë një shkelje të traktatit Anglo-Italian në lidhje me gjendjen e status quo në detin Mesdhe. Nga ana tjetër qeveria italiane është përpjekur shumë gjatë javës së Pashkëve për të mbajtur lidhje të mira me Britaninë dhe ka dhënë garanci për ambasadorin britanik në Romë për integritetin dhe pavarësinë e Shqipërisë. Ajo ka sinjalizuar gjithashtu se një qeveri e re do të formohet në Shqipëri, e cila do hyjë në një traktat që lejon mbajtjen e garnizoneve ushtarake në Shqipëri për ruajtjen e pavarësisë në të njëjtën mënyrë si Egjipti me Britaninë e Madhe. Nëse ndodh kështu Anglia nuk do të ankohet për shkelje të pavarësisë e të status quo. Është e dukshme se Italia po bën gjithçka për të shuar dyshimet britanike se aventura shqiptare një çështje ekskluzivisht e Italisë. Megjithëse nuk parashikoj një shpërbërje të menjëhershme të Jugosllavisë, ngjarjet e fundit tregojë se ky shtet do të lejohet të ekzistojë vetëm nëse mbetet i lidhur me Aksin Romë-Berlin. Në përgjigje të një pyetjeje nga ambasadori jugosllav, Ciano e siguroi atë se trupat italiane në Shqipëri nuk do i afrohen kufirit jugosllav. Raportimet tona tregojnë se nuk ka aktivitete të ushtrisë italiane në kufirin verior, që do të thotë se vëmendja e saj është e përqendruar nga lindja. Por gjithsesi ajo i ka dhënë garanci Athinës e Beogradit se nuk ka për qëllim shkeljen e sovranitetit të tyre si nga ana territoriale dhe nga ishulli i Korfuzit. Ambasadori francez më siguroi sot në mëngjes kishte marrë udhëzime pozitive nga Parisi për të mos nisur bisedimet me qeverinë italiane prandaj do të vazhdojë të qëndrojë larg Palazzo Chigi. Në bisedën e djeshme me Kontin Ciano ambasadori britanik u sigurua se tërheqja e vullnetarëve italianë nga Spanja dhe nga ishujt Balearic dot kryhet shpejt pas analizën ushtarake në Madrid. Nëse kriza shqiptare nuk sjell komplikime të tjera dhe qeveria italiane jep garancitë e duhura për Britaninë mbi tërheqjen e trupave nga Shqipëria, Spanja dhe ruajtje e status quo në Mesdhe, është i mundshëm një ndërmjetësim britanik mes Francës e Italisë. Ambasadori britanik më informon se sipas raportimeve nga ambasada në Berlin, Italia nuk është konsultuar paraprakisht me gjermanët për fushatën në Shqipëri. (Ambasadori në Itali (Phillips) për Sekretarin e Shtetit)

Uashington, 11 prill 1939

Konica i shkruan Sekretarit të Shtetit në SHBA

Si çështje informacioni ose kurioziteti po ju transmetoj përkthimin e mëposhtëm të komunikimit: “Sipas lajmit të dhënë nga agjencia ‘Stefani’ dhe shtypit italian, Mbreti dhe qeveria e tij janë larguar nga Shqipëria, duke krijuar një situatë të re. Rendi dhe qetësia janë rivendosur dhe po formohet qeveria e re e përkohshme. Për momentin punët po kryhen nga Komiteti Administrativ i Përkohshëm me kryetar Xhafer Ipi as Chairman, dhe anëtarët e mëposhtëm:. Zef Kadaria për punët e brendshme; Kosta Marku për Financat; Izedin Beshiri për punët publike; Pertev Pogoni për arsimin; Llambi Aleksi për ekonominë kombëtare; dhe i nënshkruari Konica për punët e jashtme. Deri në urdhra të mëtejshme udhëzoheni të ndaloni çdo veprim diplomatik. Qëndroni gjithnjë në kontakt miqësor me ambasadën italiane dhe dëgjoni rregullisht transmetimet e radios së Tiranës. Mundohuni të qetësoni komunitetet shqiptare dhe studentët. Komiteti Administrativ ju udhëzon të keni besim të plotë te qeveria fashiste e cila dëshiron plotësisht lumturinë e Shqipërisë, progresin e lulëzimin. Anëtari i ngarkuar i Punëve të Jashtme, Mihal Sherko”. (Ambasadori shqiptar Faik Konica për Sekretarin e Shtetit)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here