SHBA dhe organet e drejtësisë i mbyllin derën Sorosit, refuzojnë monitorimin nga organizatat e tij, opozita kthen sërish sytë nga filantropi

0
413

Fondacioni Soros duket se po del jashtë loje nga reforma në drejtësi. Edhe pse ishte ai që e inicioni procesi dhe dha mbi 500 mijë euro dhe po ashtu asistoi përmes ekspertëve, duket se tani i është mbyllur dera nga ky proces. Sinjalet janë se bëhet fjalë për një lojë nga amerikanët, të cilët kanë marrë në dorë organet e reja të drejtësisë dhe nuk duan që të ketë ndikime dhe kapje të sistemit. Gazeta tregoi pak ditë më parë se si disa organizata pranë Soros sulmonin reformën në drejtësi, duke deklaruar se ka vonesa dhe se vetingu nuk po bëhet aspak si duhet. Por një tjetër zhvillim është se dhe vetë organet e drejtësisë po i mbyllin derën filantropit amerikan. Gjatë seancës të zhvilluar në Kolegjin e Apelimit javën që lamë pas për Rovena Gashin, ka pasur një përplasje të fortë mes përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit të financuar nga Soros dhe përfaqësuesve të KPA. Këta të fundit nuk i lejuan vëzhguesit e KShH të futen në sallë. Kjo solli dhe reagime të ashpra më pas. Të gjitha këto tregojnë se si Soros po del jashtë loje. Si duket ai u shfrytëzua vetëm sa të ndihmonte reformën në drejtësi dhe tani është jashtë loje, sepse janë amerikanët ata që do të drejtojnë organet e reja. Por ajo që bie në sy është se kemi dhe një ndryshim kursi në radhët e opozitës sa i takon Soros. Dikur vetë Berisha, Basha, Meta, Vasili e Kryemadhi akuzonin filantropin amerikan se ishte ai që e bëri reformën në drejtësi sipas qejfit. Por gazeta “Rilindja Demokratike”, gazeta “55” dhe shumë portale pranë PD e LSI i bënë jehonë një raporti të Fondacionit Soros pak ditë më parë, i cili sulmonte reformën në drejtësi. Ky raport u përdor edhe funksionari i LSI, Petrit Vasili ditën e hënë, i cili shpërtheu në akuza ndaj reformës në drejtësi. Pra duket se tani amerikanët u kanë vënë vizën shumë anëtarëve të opozitës, sytë janë kthyer sërish nga Soros.  

Sulmet ndaj reformës

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i financuar nga Soros, po bën një monitorim të çdo seance vetingu. Por në të gjitha raportet ka pasur sulme si ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ashtu dhe ndaj Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. “KPK Konfirmon në detyrë Znj Albana Boksi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Aspak transparencë në relatimin e çështjes lidhur me denoncimet e publikut”, tha ky institucion pas monitorimit. Po ashtu dhe përmes deklarove publike ka pasur vazhdimisht akuza. “Edhe pse reforma në drejtësi po vijon, ajo ende po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta, si përsa i përket procesit të vetingut ashtu edhe ngritjes së institucioneve të reja. Përveç ritmit konstatohet koordinim i pamjaftueshëm ndërinstitucional si dhe në disa elementë ka probleme me nivelin e transparencës. Përsa i përket procesit të vettingut, ndonëse është konsumuar gjysma e mandatit kohor kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri tani ka përfunduar procesi i rivlerësimit vetëm i më pak se 15% të të gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Procesi i ngritjes së institucioneve të reja, i ka tejkaluar afatet kohore ligjore”, thuhet në deklaratën e leshur nga disa shoqata të financuar nga Soros pak ditë më parë.

Reforma zgjedhore

Komiteti i Helsinkit ka sulmuar dhe reformën zgjedhore, ku sërish ka folur për vonesa. “Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin e se vonesat për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor mund të shoqërohen me pasoja të dëmshme. Duke qenë se zgjedhjet janë moment i rëndësishëm ku populli zgjedh përfaqësuesit e vet, ky është një problem që lidhet me një nga të drejtat themelore të tyre, atë të zgjedhjes së lirë dhe të ndershme dhe të standardeve që kërkohen”, deklaroi KShH pak ditë më parë. 

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here