Zbardhen detaje të reja nga vjedhja në Rinas, ja kush është grabitësi i vrarë

0
616

Policia është në vështirësi për të identifikuar një prej autorëve të grabitjes të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Raportohet se viktima nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vete dhe kjo e ka bërë të vështirë punën e hetuesve për të zbuluar emrin e tij dhe avancuar me hetimet.

Për këtë arsye, policia ka marrë një pajisje të kompanisë Aleat që prodhon pasaportat dhe kartat e identitetit dhe e kanë çuar në vendin ku u gjet viktima për t’i marrë shenjat e gishtave.

Viktima u gjet pranë lumit në urën e Brarit i veshur me rroba të zeza të ngjashme me ato komando, të kompletuar deri në detaj, me pranga e antiplumb.

Por sipas informacioneve uniforma e veshur nga viktima dhe grabitësit e arratisur është turke dhe është hequr nga përdorimi prej shumë vitesh.

Këto uniforma shiten në dyqanet që shesin pajisje dhe uniforma ushtarake. Në Tiranë janë vetëm dy subjekte të tilla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here