Detaje të reja nga grabitja në Rinas/ Njëri nga grabitësit ka mbetur i vdekur

0
386

Detaje të reja nga aeroporti i Rinasit, ku u krye grabitja vinë ku thonë se një prej autorëve ka mbetur i vdekur në një distancë jo më larg se dy kilometra larg pistës së vendngjarjes. Grabitja ndodhi brenda pistës ku një transfertë erdhi nga jashtë vendit. Autoblinda me para e firmës Nazeri 2000 ra pre e grabitësve të armatosur.

Nuk dihet nëse kanë qenë punonjësit e policisë private, apo ata të rendit që kanë ndjekur autorët. Raportohet se një prej grabitësve është gjetur i vdekur në rrugën e Hurmave siç njihet, 2 kilometra larg aeroportit. Mendohet të kenë qenë 4 autorë të armatosur dhe të maskuar. Ndërsa të tjerët kanë mundur të largohen së bashku me shumën e parave të grabitura, që mendohet të jenë 2 milionë euro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here