Bebe Rexha flet shqip në emisionin e famshëm (Video)

0
389
https://youtu.be/na66IvCFEZE

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin e famshëm “The Jonathan Ross Show” prej ku ndër të tjera pohoi se di të flasë shqip. Moderatori i njohur Jonathan  Ross në një moment të caktuar gjatë intervistës, e pyeti këngëtaren: “A flet shqip?” Ndërkohë ylli i muzikës pa kurrfarë hezitimi u përgjigj: “Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?” Po ashtu një tjetër tematikë për të cilën u përfol, lidhej me faktin që disa nga stilistët botërorë nuk kanë pranuar ta veshin Bebe Rexhën në evenimente të ndryshme, me justifikimin se ajo është e shëndoshë. Lidhur me këtë bukuroshja tha: “U kam shkruar stilistëve të mëdhenj dhe ata nuk pranuan të më vishnin sepse më konsiderojnë shumë të shëndoshë. Por mua më pëlqejnë linjat që kam. Megjithatë më lënduan sepse gjatë gjithë jetës sime jam përballur me peshën.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here