Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, zbardhen përgjimet e autorëve: Kur i marrim lekët…

0
419

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit ka vënë në lëvizje krejt policinë prej disa ditësh. Ndërkohë tashmë janë arrestuar 3 të rinj të dyshuar si vrasës me pagesë dhe që kishin planifikuar gjithçka derisa arritën në aktin e rëndë.

Të arrestuarit janë Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë. Alesio Berberi 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier si dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Menjëherë pasi u identifikuan si të dyshuar policia i vuri në përgjim dhe News 24 mëson se gjatë kësaj kohe të rinjtë kanë folur mes njëri-tjetrit për një shumë parash që do të merrnin për “punën” e kryer.

“Ke folur për ato lekët?”, “Kur do i marrim ato lekët?” Janë këto disa prej bisedave të përgjuara mes tyre.

Flitet se të rinjtë kanë marrë në shuam prej 30 mijë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here