Nis gjurmimi i parave të pista, ambasadori i BE-së del me thirrje të fortë

0
577

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kreun e Njësisë së Inteligjencës Financiare, Arlind Gjokutaj ku qendër e bisedës ishte lufta kundër pastrimit të parave.

Soreca ka bërë thirrje për intensifikimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe konfiskimin e aseteve të përfituara në rrugë ilegale.

Soreca tha:

“Diskutova sot me drejtorin e Njësisë së Inteligjencës Financiare, Arlind Gjokutaj për gjendjen e implementimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Moneyval, në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Njësia e Inteligjencës Financiare luan një rol kyç në koordinimin e punës së autoriteteve. Është tani e rëndësishme të përmirësohet më tej procesi i hetimeve financiare, të shoqërohet me vendimet përfundimtare të konfiskimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here