Braktisi “Top Channel” pas sherrit me Ben Blushin, Arbana Osmani merr vendimin pas 48 orësh negociata

0
829

Ditën e djeshme u përhap lajmi se moderatorja e Top Channel, Arbana Osmani, ka braktisur në mes të sezonit emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”. Shkak për këtë ishte bërë sherri me drejtorin e televizionit, Ben Blushin.

Burime për “Xing” kanë konfirmuar  se ky sherr kishte ndodhur dhe fati i Arbanës në “Top Channel” ishte i dyshimtë, ndërsa është zbuluar se në fakt pas 48 orësh negociata midis palëve, është vendosur që Arbana do të vazhdojë të jetë në “Top Channel”.

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” do të vazhdojë të prezantohet nga moderatorja. Megjithatë, Arbana nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me situatën e krijuar në televizion, situatë e cila vuri në rrezik pozicionin e saj në punë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here