Tre kandidatë nga PD e LSI kërkojnë të marrin mandatin e deputetit nga KQZ (Emrat)

0
333

Tre kandidatë të tjerë nga PD dhe LSI kanë dorëzuar sot formularët e dekriminalizimit në KQZ.Mësohet se nga rradhët e LSI është kandidatja Ediola Braha dhe Elda Hoti të cilat kanë dorëzuar formularet e tyre duke bërë kështu një hap për marrjen e mandateve e lëna nga ish-deputetët e opozitës.

Gjithashtu, Ligoraq Karamelo nga Partia Demokratike ka dorëzuar formularin e tij të dekriminalizmit pranë KQZ.

Kujtojmë që dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  miratoi dhënien e mandateve për 4 kandidatët e LSI për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetëve të opozitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here