Opozita ka paralajmëruar protestë të enjten.
Kuvendi ka vendosur që seanca plenare, e cila pritej të mbahej të enjten, do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:00.Opozita kishte parashikuar që të mbante të enjten një protestë përpara Kuvendit, po duket se kjo manovër e fundit shmang sërish përballjen mes kampeve politike. Në seancën e sotme pritet të diskutohet lidhur me strukturën dhe buxhetin e organeve të reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.