Burime pranë selisë së PD dhe PS bëjnë me dije se jo të gjithë deputetët e opozitës i dorëzuan sot mandatet në Kryesinë e Kuvendit.
Deri tani kanë dorëzuar kërkesën për lënien e mandatit, 39 deputetë të PD dhe 17 të LSI. Nga PD nuk i kanë dorëzuar mandatet Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, ndërsa nga LSI-ja, Lefter Koka.
Ndërsa Fatmir Mediu ndodhet në Vjenë si i dërguar në një takim të OSBE nga opozita sikurse u njoftua më parë.