Maqedoni, arrestohet ish-kryetari i Parlamentit, disa ish-ministra

0
474

Mediat maqedonase njoftonin sot se me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion janë arrestuar ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, dhe ish ministrat Spiro Ristovski e Mile Janakievski, në lidhje me me ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill 2017.  Ata dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e përgjakshme në Kuvend dhe po merren në pyetje nga gjykatësi hetues në Gjykatën Penale. Sipas informacioneve, Veljanovskit nuk mund t’i caktohet masa e paraburgimit për shkak të imunitetit të deputetit, njofton Alsat-M. Kurse ish-drejtori i shërbimit sekret Vladimir Atanasovski tashmë është në paraburgim si i dyshuar për organizimin e sulmit të përgjakshëm më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Procesi gjyqësor rreth ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend është para përfundimit, gjykimi filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga gjykatësja Dobrilla Kacarska.  Gjykimi në fillimi nisi kundër 33 personave, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti u falën gjithsej 15 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here