Zbulohet plani/ PD tjetër vendim për mandatet, çfarë është planifikuar sot në orën 17:00

0
350

Një ditë pas vendimit të Grupit Parlamentar, për djegien e mandateve si një mesazh pas protestës së të shtunën, tashmë iniciativa do të diskutohet edhe në organet e tjera më të larta vendimmarrëse brenda PD.

Kështu, sot në orën 17:00 është planifikuar të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për diskutimin e vendimit që mori dje grupi parlamentar, të cilët të unifikuar vendosën djegien e mandateve.

Po ashtu, hapi i fundit për firmosjen e këtij vendimi është në Këshillin Kombëtar, i cili është parashikuar të mbahet nesër në orën 18.00.

Kujtojmë, se sot në mëngjes kreu i këtij këshilli, Bujar Nishani pati një takim me kreun Basha në selinë blu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here