Vidhet sarkofagu egjiptian para se të shitej në SHBA për 4 mln $

0
682

Një arkivol i lashtë egjiptian po bënte dje rrugën e kthimit nga Muzeumi prestigjioz i artit në Nju Jork  Metropolitan drejt Kairos, pasi kuratorët bënë zbulimin shokues se pjesa kryesore e florinjtë ishte vjedhur.  Muzeumi amerikan kishte blerë sarkofagun e Nedjemankh, që daton prej shekullit të parë, në vitin 2017 nga një koleksionist në  Paris. Por avokatët e tij në Manhattan thanë se ishte shitur me dokumente false. Muzeumi tha se do të merrte në konsideratë të gjitha zgjidhjet e mundshme për të parandaluar shkeljet e ardhme kundër pronës intelektuale. Nedjemankh ka qenë një prift i lartë i zotit  Heryshaf i Herakleopolis, i cili identifikohej me Ra dhe Osiris në besimin e Egjiptit të lashtë, si dhe me Dionisin e Heracleun në mitologjinë greke. Heryshaf ishte zot i krijimit dhe fertilitetit dhe zakonisht pasqyrohej si njeri me kokë dashi. 

coffin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here