Arrestohet në Tiranë një biznesmen në kërkim kombëtar.
Burime nga blutë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Arben Xibri, 53 vjeç. banues në Tiranë.
Xibri akuzohet si organizatori i trafikimit të 130 kg lëndësh narkotike të kapura në portin e Durrësit në vitin 2016.
Asokohe në media qarkulluan foto të biznesmenit me kreun e PD, Lulzim Basha dhe u etiketua si ‘miku i tij’.
53-vjeçar është i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kapet një shtetas në kërkim kombëtar, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar:
A. X., 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.