Trupat diplomatike të vendosura në Shqipëri, kanë reaguar thuajse njëzëri pas dhunës që u shpërfaq në protestën e Opozitës.
Ambasada franceze ka kërkuar nga Opozita që të heqin dorë nga dhuna dhe ti nënshtrohen dialogut.
Më tej, Ambasada franceze në Tiranë u ka bërë thirrje protestuesve të qetësohen dhe të shmangin provokimet dhe vandalizmin.
“Siç kemi shprehur së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e tjera Anëtare, e drejta e qytetarëve për shprehjen e lirë të pakënaqësisë së tyre në një mënyrë paqësore është një vlerë qendrore për një demokraci moderne evropiane”, thuhet në reagimin e Ambasadës Franceze.
Sipas diplomatëve francez, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk është i pranueshëm.
“Ne i nxisim ata që të ndalojnë dhunën dhe të favorizojnë dialogun”, thuhet më tej në reagim.