U bënë publikë me iniciale/ 30 zyrtarë që rezultojnë të kenë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit marrin vendimin e papritur

0
382

Pak ditë më parë në media u publikua një raport me inicialet e 30 bashkëpunëtorëve të Sigurimit që ishin pjesë e institucioneve të shtetit. Por duket se çështja nëse ata duhet të lënë apo jo detyrën do të vijojë deri në një vendim gjykate. Shumica e 30 zyrtarëve që rezultojnë të kenë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit kanë paraqitur ankimim në Autoritetin e Dosjeve dhe kanë bërë padi në gjykatë duke mos e pranuar këtë fakt. Është Marenglen Kasmi, Anëtar i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ai i cili që deklaron se pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë pranuar këtë fakt edhe pse rezultojnë të dokumentuar nga verifikimet që ka bërë Autoriteti. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Kasmi tha se është e drejta e tyre mbështetur në ligj që të ankimojnë dhe të padisin në gjykatë Autoritetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here