Studentet e Juridikut ne Tirane dhe Infermierise ne Elbasan prej 6 muajsh nuk marrin kartonin e diplomës
Gazetarja e emisionit investigativ “Stop” në tv Klan, Domenika Bajraktari ka trajtuar problemin e studenteve te juridiku dhe infermierise te cilet prej 6 muajsh nuk kane marr kartonin e diplomes. Sipas studenteve kjo i ka penalizuar qe te vazhdojne studimet jashte apo dhe te punesohen ne vendin ku po jetojne.
Pas kontaktit me dekanet perkates eshte menduar zgjidhje alternative qe te mundesoj printimin e kartonave per ata qe ju duhet jashte kufinjeve te vendit tone dhe per ata qe do te kryejne nje cikel te dyte studimesh ne Shqipëri janë mjaftuar me nje vertetim diplome te leshuar nga fakultet perkatese.
Gazetarja investigoi sesa shkon kostoja e ketij kartoni, nga konsultimi me specialiste te fushes iu tha qe vlera e saj nuk shkon me shume se 2 mije lek te vjetra. Nderkohe studentet per kete karton paguajne 6 mije lek te vjetra por edhe pse paguajne 4 mije lek te vjetra me shume nuk iu ka ardhur ne ndihme qe te pajisen me kartona.
Dekani i fakutetit te juridikut Artan Hoxha
Dekani: Kjo nuk është një çeshtje fakulteti është një çeshtje e universitetit. Janë çeshtje tenderash, funksionimi.
Dekani: Ne japim vertetime të cilat janë të barasvlefshme me diplomën. Për ata që diploma iu duhet në mënyrë të domosdoshme ata e marrim diplomën por nuk është se ne kemi ndonjë problem që nuk jepen diplomat në univeristetin e Tiranës.
Dekani: Studentet e Bachelor-it që kanë mbaruar tani nuk i kanë marrë diplomat, ata kanë hyrë në ciklin e dytë të studimeve në master shkencor ose master profesional këtu dhe kudo ku kanë kërkuar. Studentët tanë nuk ikin në institucione të tjera, qëndrojnë tek ne. Kush ka ikur në institucione të tjera ka marrë vertetim nga ne dhe nuk janë penalizuar për vazhdimin e studimeve
Në universitetin “Aleksander Xhuvani”dekani Shkelqim Hidri, shpjegon situaten se perse eshte krijuar dhe jep nje zgjidhje alternative ne menyre qe ish studentja te mos penalizohet ne tregun e punes
Dekani i Fakultetit të Infermierisë: Problemi i diplomave është një problem deri diku i mbetur, pra i vjetër sepse pati një vonesë në momentin e printimit. Pra të prodhimit të kartonit të diplomës dhe ne sapo kemi përdunduar pajisjen më diplomë të studentëve që kanë mbaruar dy vite më parë.
Mbeti si pasojë e mos patjes së bazës materiale pra kartonit të diplomës dhe shumë shpejt do të filloj dhe shpërndarja e studentëve që kanë mbaruar vitin që kaloi.
Gazetarja: Kjo shumë shpejt ka të bëj me afatin 2-vjeçar apo shumë shpejt afati kohor, mujor?
Dekani: Absolutisht bëhët fjalë për afate kohore mujore dhe besoj brenda janarit, baza materiale besoj do të jetë e gatshme dhe do të fillojmë menjëherë plotësimin.
Gazetarja: Pra nëse ne na paraqitet një kërkesë për një arsye ase për një tjetër, personi e do urgjente, do të marrim masa që ta plotësojmë sa më shpejt të jetë e mundur që të mos i pengojmë.
Gazetarja: Në rastin konkret personi duhet të vij këtu ose….
Dekani: të sjellë një familjar me një prokurë dhe shumë shpejt do ti vihet në dispozicion diploma. Eshtë e drejtë e studentëve që janë diplomuar që trë marrin kartonin e diplomës.
Ndriçim Mehmeti, eksepert arsimi ,tha qe berja e kartonave kalon ne nje procedure tenderimi qe behet nga universiteti. Por ne keto kushte qe jane universitetet e vendit tone duhet thene qe jane te varfra pasi iu kane dhene nje autonomi por ne fakt i kane lene ne varferi. Per fat te keq ndodh qe leket qe merren per kete karton shkojen per te paguar dicka tjeter pasi shteti nuk i perfill as nuk i ndihmon por i ka lene ne varferi.
Vonesa e kartonave te diplomave ka sjellur nje tjeter shqetesim per studentet, marrja e diplomave firmoset nga titullaret dekani dhe rektori i ri ne nje kohe kur keta titullare nuk kane qene kur studenti ka perfunduar studimet.
Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti shprehet qe ne konsultat me juristet qe ka bere kjo eshte nje problematike qe do sjell penalizimin e studentit sidomos jashte vendit sepse ne vendin tone eshte bere nje marveshje verbale por asnje udhezim qe neser e mos penalizohet studenti.








































