Ronaldo sfidon hapur Mesin: Po je burrë hajde luaj në Serinë A

0
445

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit vijon prej më shumë se dhjetë vjetësh. Pavarësisht se këtë edicion ishte kroati Luka Modriç që e fitoi “Topin e Artë”, Ronaldo beson se ai dhe Mesi duhet të jenë në majë dhe të rivalitet për të fituar statusin e më të mirit në botë. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për mediat, Ronaldo ka folur për rivalitetin me Mesin, dhe i ka shpallur atij hapur sfidën, duke e ftuar të luajë në Serie A e të mos mbetet gjithmonë pjesë e një skuadre. Në fakt, Ronaldo ka folur për një sërë çështjesh rreth tij, duke filluar që nga atmosfera në Itali, zhgënjimi me Topin e Artë, etj, ndërsa në fund i ka lëshuar sfidën edhe Lionel Mesit. Së pari ai komentoi qytetin e Torinos.

“Një qytet i dashur, me njerëz shumë xhentilë, ku kalohet vërtetë mirë. Këtu lojtarët janë të bashkuar dhe mund të them pa dyshim se është ndoshta grupi më i fortë ku kam bërë pjesë. Edhe në Madrid ishim të bashkuar, por këtu është diçka komplet ndryshe. Luajmë dhe sakrifikojmë të gjithë bashkë, pa u kujdesur për objektivat personalë. Impresionet e mia të para janë vërtetë fantastike”, theksoi Ronaldo, i cili menjëherë më pas komentoi praninë e fortë të Juventusit në Ligën e Kampioneve. “Champions-in të gjithë duam ta fitojmë, pasi dihet tashmë që klubit i mungon prej vitesh ky trofe. Gjithsesi, nuk duhet të shndërrohet në një obsesion, ashtu siç ishte Championsi i 10 në Madrid.”, vijoi Ronaldo. Më pas portugezi foli për teknikun Alegri, të cilin e çmoi një trajner inteligjent. “Është një trajner shumë inteligjent, që di të kontrollojë grupin, por njëkohësisht të fitojë simpatinë dhe respektin e futbollistëve të tij. Cilësia e tij më e mirë është që flet direkt, duke u referuar me emra, duke mos lënë vend për keqkuptime”, theksoi më pas Ronaldo. Nuk mund të mungonte komenti i tij për “Topin e Artë”, që këtë edicionin shkoi për Luka Modriç.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se e meritoj ta fitoj çdo vit, për atë që bëj në fushën e lojës, megjithatë Luka e meritoi plotësisht dhe i uroj suksese. Megjithatë edhe vitin e ardhshëm unë do të jem mes pretendentëve, pasi punoj shumë për këtë”, vijoi portugezi. Dhe në fund, vjen ai momenti magjik kur flet për rivalitetin me Mesin, të cilit i shpall sfidën, duke e ftuar të luajë në Serie A. “Do të më pëlqente të bënte siç bëra unë, të pranonte sfidën dhe të vinte të Itali. Por nëse ndihet mirë në Katalonjë, atëherë është vendimi i tij. E respektoj shumë, pasi është një djalë i shkëlqyer, por këtu nuk më mungon aspak”, u shpreh Ronaldo. Në fund, një deklaratë e fuqishme për derbin me Torinon, një derbi që Ronaldo e përshkroi sikur të kishte mbi 10 vjet në Torino. “Një magazinier sot në mëngjes më tha: Të lutem, fitoni ndeshjen me Torinon, për ndryshe gjyshja ime…. Kam kuptuar se juventinët nuk pranojnë të humbasin dy prej takimeve, derbin me Torinon dhe sfidën me Interin”, përfundoi sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” italiane, Kristiano Ronaldo.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here