Italia gjobit Facebook 10 mln € për keqinformim të përdoruesve

0
601
Rrjeti social Facebook është gjobitur sot me 10 milionë euro nga autoritetet italiane për keqinformim të përdoruesve vendas mbi praktikat e përpunimit të dhënave, dhe gjithashtu i është kërkuar të kërkojë falje publike.
Gjobat e autoriteteve monitoruese italiane për keqpërdorim të dhënash janë nga më të rëndat ndaj një kompanie mediatike dhe tejkalojnë  shumë herë një gjobë prej 500 000 paundë të vendosur nga Britania për probleme të ngjashme në shtator.
Rregullatorët italianë thanë se rrejti ka shkelur nenet 21, 22, 24 e 25 të kodit italian të konsumatorit:
· Keqinformim për për masën sesa nga të dhënat e hapjes fillestare të llogarisë  përdoren për qëlime komerciale.
· Për theksimin vetëm të natyrës fals të shërbimit, pa informuar mbi përfitimet e vetë rrjetit dhe për inkurajimin e zgjedhjeve komerciale të përdoruesve, të cilët nuk do t’i bënin ato sikur të zotëronin të gjitha faktet e plota.
· Për detyrim me praktika “agresive” të përdoruesve të regjistruar dhe për kalin të të dhënave të tyre palëve të treta dhe anasjelltas, për qëllime komerciale.
Kompania u kritikua gjithashtu për “transmetim të të dhënave në faqe individuale interneti dhe programe pa miratimin e përdoruesve.
Rregullatori tha se përdoruesit nuk ishin plotësisht të lirë të hiqnin dorë nga platforma.
Në një tjetër formë penaliteti, autoritetet kanë udhëzuar Facebook të bëjë një kërkesë ndjese publike.
Reagimi i Facebook ishte: “Ne po shqyrtojmë vendiin e Autoritetit dhe do të bashkëpunojmë me ta për zgjidhjen e shqetësimeve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here