“Ndonjë herë të vjen ta hedhësh nga dritarja”, Michelle Obama bën rrëfimin e paparë për Barack-un

0
402

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve dhe Barack kërkuan ndihmë profesionale për të shpëtuar martesën e tyre kur karriera e tij politike filloi ta largonte nga shtëpia për shumicën e javës.

E mbetur vetëm me dy vajzat e tyre të reja, Michelle tha se frustrimet mes tyre filluan të rriteshin dhe të ndodhnin shpesh.
Duke folur në një event, ajo tha se ishte e habitur që shumë njerëz e kanë të vështirë të flasin rreth këtyre krizave që ndodhin në martesën e tyre. Dhe, nuk kërkojnë as ndihmë profesionale për zgjidhjen e tyre.
Ajo shpjegon:
Po e ndaj këtë pjesë të marrëdhënies tonë pasi shumë njerëz e shohin martesën time si #relationshipgoals”
Zonja Obama u shpreh se njerëzit duhet të jenë realistë në lidhje me marrëdhënien dhe situatën e martesës.
Më pas ajo vazhdon me shaka duke shtuar:
Unë u them të rinjve se do të ketë një pjesë të madhe të kohës kur ju thjesht doni ta shtyni atë nga dritarja! Nuk ndodh asnjë herë e kundërta. Ai kurrë nuk do të më hedhë mua nga dritarja pasi unë jam perfekte.”
Michelle, tani 54 vjeçe, u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm kur ajo ishte mentorja e tij në firmën ligjore Sidley & Austin në Çikago.
Për një kohë ata ishin miq, derisa ajo i lejoi vetes të kishte ndjenja për të dhe pasi ai i kërkoi që të dilnin bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here